Policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit ka vënë në pranga 7 persona.
Policia ka arrestuar një 24-vjeçare me inicialet D. S., pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë ndaluar shtetasin me inicialet Sh. T., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht kushërirën e tij.
Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor janë arrestuar shtetasit:
A. A., 24 vjeç dhe A. M., 52 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar motoçikletat pa lejet përkatëse;
B. D., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motorin në gjendje të dehur, në masën 1.14 mg/l dhe shtetasi me inicialet Sh. K., 27 vjeç, pasi në Mullet, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje