Policia ka shoqëruar dy pronarë lokalesh në Tiranë, pasi kanë prishur qetësinë publike.
Pas denoncimit të banorëve, policia ka shkuar në vendngjarje, në zonën e ish-Bllokut, dhe ka bërë procedimin e dy pronarëve të dy objekteve të ndryshme.
Policia ka proceduar penalisht shtetasit D. S., 25 vjeç dhe A. P., 20 vjeç, për arsyen se në lokalet e tyre kishte muzikë me zë të lartë në orët e vona.
Ndërkohë për shkak se kishte edhe shkelje të Aktit Normativ për koronavirusin lidhur me protokollin mbrojtës, subjekti në pronësi të D. S u vendos gjobë në masën 1 milion lekë të reja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje