Përmes rrjetit social “Twitter” Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka njoftuar se vlerësimin e Komisionit Europian për përmbushjen e kërkesave për mekanizimin e mbajtjes së liberalizimit të vizave me Shqipërinë.
Soreca ka shktuar se në raport thuhet që Shqipëria vazhdon të përmbushë kërkesat, por vendi duhet të fokusohet në fusha të caktuara të sigurisë dhe migrimit për të cilën duhet akoma më shumë punë.
“Shqipëria duhet të ndërmarrë masa kundër emigrimit të paligjshëm dhe kundër kërkesave të pabazuara për azil në vendet europiane,” shkruhet në raport.
Më tej përcaktohet se vendi ynë duhet të bashkëpunojë me agjencitë e BE dhe vendet anëtare që përballen me presionin migrator.
Me anë të raportit KE kërkon që Shqipëria të përmirësojë efektivitetin e hetimeve dhe të forcojë ligjim për të luftuar nivelin e lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Shqipëria të përmirësojë të dhënat për rastet kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe të shfrytëzojë mbështetjen e dhënë nga Komisioni për të forcuar kapacitetet kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit,”shkruhet më tej.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje