Rend dhe Ligj

OFL shënjestron 4 të dënuar në Tiranë dhe Kavajë

Operacioni Forca e Ligjit ka shënjestruar këtë të hënë katër personazhe të botës së krimit në Tiranë e Kavajë, të dënuar për trafikim lëndësh narkotike dhe vrasje me dashje.

OFL thotë se u ka dërguar kërkesë me shkrim për deklarimin e pasurisë këtyre shtetasve:

Arian Begaj, banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Ermal Lusha, banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Poliksen Muçollari, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje, në lidhje me një krim tjetër”;

Eduart Sallaku, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në formën e grupit të strukturuar kriminal;

OFL thotë se këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë