Politike

ISHP: Kemi 90 mijë tamponë për Covid-19, PD: Të rriten testimet!

Instituti i Shëndetit Publik ka deklaruar sot se ka 90 mijë teste për personat e dyshuar si të infektuar me Covid-19.

Në një përgjigje të adresuar për Partinë Demokratike, ISHP thotë vijon të jetë 24 orë në 7 ditë të javës në përgjigje të nevojave nga i gjithë vendi. Ajo i bën thirrje PD-së të mos bëjë politikë me Covid-19.

“I bëjmë thirrje PD dhe çdo force politike, të mos bëjnë politikë me Covid19 dhe të mos cënojnë punën e një ekipi të tërë të shëndetësisë, që janë në krye te detyrës për përballimin e situatës, por t’I bashkohen përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të distancimit fizik, vendosjes së maskës dhe ruajtjes së higjienës”, deklaroi ISHP.

Reagimi erdhi pasi ish-ministri i Shëndetësisë Bardh Spahia publikoi sot disa denoncime kur personave me simptoma të rënda nuk i bëhet tamponi duke i kërkuar ministres Manastirliu të rrisë numrin e testimeve dhe gjurmimin e kontakteve.

Spahia thotë se në shumë institucione personat me shenja të sëmundjes nuk testohen nga ana e autoriteteve shëndetësore. Sipas tij, rritja e përditshme e numrave të të infektuarëve kërkon gjurmim serioz të kontakteve.

“Sot ndoqa me shqetësim denoncimim e kryetarit të Konfederatës së Mjekëve të Durrësit, që deklaronte se u jepeshin vetëm 15 tamponë në ditë, e ISHP refuzonte t’u jepte më shumë, pavarësisht nevojës shumë më të madhe, e më pas thjesht nuk u përgjigjej telefonatave. Akoma më shqetësues ishte denoncimi nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë, i rastit të një infermiereje me simptoma prej 4 ditësh, pjesë e ekipit që kishte trajtuar punonjësit me shenja Covid-i të një fasonerie, të cilës nuk i bëhej tamponi!!!”, deklaroi Spahia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë