Rend dhe Ligj

Kultivonte kanabis, vihet në pranga 36-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Policia thotë se në sajë të operacionit policor “Mazrek 2020”, është ndaluar shtetasi në kërkim P. N., 36 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Ndalimi i tij është bërë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Nga veprimet hetimore ka rezultuar që ky shtetas, në fshatin Mazrek, lagjja “Geraj”, Njësia Administrative Gur i Zi, ka  kultivuar fidanë narkotike në një sipërfaqe toke pyjore.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë, shtetasi P. M., 31 vjeç, me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Guri i Zi, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë