Policia e Tiranës ka sqaruar ngjarjen që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 39-vjeçar, ndërsa është vënë në pranga autori kryesor i dyshuar i krimit.
Policia thotë se i plagosur ka mbetur shtetasi Gazmir Bushaj, ndërsa si autor i ngjarjes është arrestuar Rois Babasi, djali i ish-deputetit Ndriçim Babasi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, pas një konflikti për motive të dobëta.
22-vjeçari Rois Babasi, banues në Tiranë, është vënë në pranga si autori i dyshuar i ngjarjes.
Gjithashtu është proceduar penalisht, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi i dëmtuar Gazmir Bushaj, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës në pjesën e krahut autorin e ngjarjes, Rois Babasin.
Ndërkohë vijon puna për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të implikuar apo kanë dijeni për ngjarjen.
Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” në ngarkim të shtetasit Rois Babasit, si dhe për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” në ngarkim të shtetasit Gazmir Bushajt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje