Rend dhe Ligj

Motoçikleta përplaset me makinën, ndërron jetë 36-vjeçari në Shkodër

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi E. L., 36 vjeç., i cili është përplasur nga një mjet tip “Audi”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00, në lagjen “Liria”, ku 36-vjeçari lëvizte në rrugë me motoçikletë, kur është përplasur me makinën, që drejtohej nga 50-vjeçari A. M.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë