Eksperti i sëmundjes infektive në Amerikë, Dr Anthony Fauci i është drejtuar të rinjve me një mesazh shumë të rëndësishëm, duke u bërë thirrje që të vendosin maskat në publik.
Po ashtu Fauci kërkon që të respektojnë masat e vendosura në kuadër të parandalimit të COVID-19, ndërsa thekson së duhet të shmangin grumbullimet pasi janë me shumë rrezik.
Fillimisht dukej se virusi prekte vetëm të moshuarit, por tashmë nga autoritetet shëndetësore raportohet një numër i lartë i viktimave të moshave nën 35-vjeç.
Virologu Anthony Fauci, një nga personazhet më të ndjekur nga publiku që nga fillimi i pandemisë, thotë se tashmë të rinjtë dhe jo vetëm, kanë një përgjegjësi individuale për të shmangur përhapjen e pandemisë.
Po ashtu edhe drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke u bërë thirrje të rinjve, tha se nuk janë të pamposhtur ndaj koronavirusit të ri (Covid-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Ghebreyesus më tej shprehu shqetësimin e tij për shpejtësinë e përhapjes së virusit në vendet e ndryshme të botës. “Covid-19, duket se arrin në pikë kthese të re dhe tragjike çdo ditë”, u tha ai.
“Të dhënat që vijnë nga vende të ndryshme, në mënyrë të qartë tregojnë se pjesa dërrmuese e personave që janë duke u hospitalizuar për shkak të virusit janë personat e moshën nën 50-vjeçare. Sot, kam një mesazh për të rinjtë; ju nuk jenë të pa pamposhtur. Ky koronavirus mund t’ju hospitalizojë edhe juve me javë, madje edhe mund t’ju vrasë. Edhe nëse nuk sëmureni, zgjedhjet që do të bëni se ku do të shkoni, mund të jetë dallimi mes jetës dhe vdekjes për dikë tjetër”, tha Ghebreyesus.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje