Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë një 44-vjeçar, i cili ishte i dënuar më parë me 16 vjet burg, për veprën penale “Vrasje me paramendim”.
Policia thotë se është vënë pranga A. F., 44 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë me 16 vjet burg.
Sipas policisë, 44-vjeçari është konstatuar në autostradën Krujë-Laç, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, 5 shtetas sirianë, emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti tip “Volkswagen” dhe një aparat celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje