Rend dhe Ligj

Shpërthen lënda plasëse, vdes 46-vjeçari në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Kamenicë të Korçës, ku një 46-vjeçar humbi jetën, pasi i shpërtheu një lëndë plasëse në banesë.

Viktimë ka mbetur shtetasi Hekuran Kala.

46-vjeçarit i ka shpërthyer një granatë, teksa ka qenë duke punuar në një banesë të vjetër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë