Pas humbjes në ndeshjen direkt me Kukësin dhe barazimit në derbin me Partizanin, Tirana ka një avantazh prej 4 pikësh me verilindorët, nga 9 që ishte para dy javësh. Tashmë llogaritë e titullit bëhen me laps në dorë dhe kalendari është disi favorizues për bardheblutë. Tirana kryeson renditjen em 66 pikë, e ndjekur nga Kukësi, me 62.
Për javën e 34-t, skuadra e trajnerit Emanuel Egbo pret Flamurtarin e rënë nga kategoria dhe sot në mbrëmje mund ta shohë veten 7 pikë para Kukësit, që luan nesër në Shkodër me Vllazninë. Edhe barazimi do të ishte hap fals për Tiranën, që është më afër titullit se kurrë këto vitet e fundit. Në letër parashikohet një ndeshje e lehtë për kryeqytetasit, edhe pse trajneri Egbo ka bërë apel për kujdes maksimal ndaj vlonjatëve.

Ndeshja tjetër e javës së 34-t të Superiores që luhet sot është ajo mes Luftëtarit dhe Skënderbeut. Gjirokastritët janë skuadra tjetër e rënë nga kategoria, megjithatë djemtë e rinj të saj duan të evidentohen dhe ndaj Skënderbeut do të japin gjithçka kanë. Korçarët, pas fitores me Vllazninë, kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv, këtë herë në transfertë.
Nesër luhen tri ndeshje e tjera të kësaj jave, Bylis-Laçi, Vllaznia-Kukësi dhe Teuta-Partizani. Dy të fundit zhvillohen në orën 20:45. Janë tri ndeshje me shumë rëndësi për zonën europiane.
Superiore, java e 34
Sot, ora 17:45
Tirana-Flamurtari
Luftëtari-Skënderbeu
Nesër, ora 17:45
Bylis-Laçi
Ora 20:45
Vllaznia-Kukësi
Teuta-Partizani
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje