Rend dhe Ligj

Nuk ka asnjë kandidat, bllokohet ngritja e Gjykatës Kushtetuese

Bllokohet ngritja e Gjykatës Kushtetuese, pasi nuk ka asnjë kandidat. Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ku u bë verifikimi i thelluar për kandidatët u është ndaluar kandidimi 6 prej tyre, ndërsa tre të tjerë janë tërhequr edhe pse plotësonin kriteret ligjore.

“Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi kanë pasur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji”, sqaron KED në njoftimin e saj.

Në kushtet kur s’ka kandidatë KED është e detyruar të hapë thirrjen për të interesuarit. Kjo situatë e vonon ngritjen e gjykatës me të paktën 6 muaj.

Kandidatët e tërhequr

Klodian Rado

Prel Martini

Envi Hicka

Kandidatët e ndaluar nga KED

Besnik Muci

Ardita Alsula

Shaqir Hasanaj

Vjosa Bodo

Vasil Bendo

Dedë Kasneci


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë