Rend dhe Ligj

Kultivim kanabisi, në kërkim autori, procedohet punonjësi i ujësjellësit në Mallakastër

Policia e Mallakastrës ka evidentuar një rast të kultivimit të bimëve narkotike dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar si dhe ka proceduar penalisht kryeplakun e fshatit dhe punonjësin e ujësjellës-kanalizimeve.

Bimët narkotike janë zbuluar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Poçem, në afërsi të lagjes “Belagore”.

Në kërkim është shpallur 26-vjeçari me inicialet K. S., banues në Poçem, dhe po punohet për kapjen e tij.

Gjithashtu është proceduar penalisht kryeplaku i fshatit, shtetasi A. S., 65 vjeç, si dhe punonjësi i ujësjellës kanalizimeve Mallakastër, shtetasi A. B., 60 vjeç, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi në tubin kryesor që furnizon me ujë të pijshëm lagjen “Belagore” autori ka ndërhyrë duke bërë lidhje të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë