Politike

Zgjedhjet, Rama mbledh strukturat e PS Vlorë

Nuk ka kohë për të humbur kur vjen fjala për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur strukturat e PS-së, Vlorë, një ditë pas një tjetër angazhimi që lidhej me ndryshimet kushtetuese, që kanë po aq lidhje me zgjedhjet.

Rama ndodhet në Zvërnec në një takim me asamblenë e Vlorës. Një takim i zhvilluar në natyre, ku ambienti jashtë nuk ka qenë në sinkron me qëndrimet e Ramës.

Mësohet se nga takimi i zhvilluar toni i zërit të Ramës ka ndryshuar disa herë, kur ndaj socialistëve të Vlorës, ka kërkuar angazhim maksimal për zgjedhjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë