Kristiano Ronaldo pritet të jetë blerja e parë e bujshme e projektit të ri të Njukasëllit nga pronarët arabë. Sipas asaj që bën me dije revista e njohur sportive spanjolle, “Don Balon”, sulmuesi portugez ka arritur tashmë një akord me klubin anglez, ose më saktë me fondin e Arabisë Saudite që ka vendosur të blejë Njukasëllin.
Nuk ka ende zëra zyrtarë, por revista spanjolle nuk e konsideron thjesht hipotezë. Në shkrimin e saj në versionin online jepen edhe edhe disa detaje sa i takon kontratës së Kristiano Ronaldos. Ai do të firmosë për dy vjet me klubin anglez, por do të ketë edhe një klauzolë për t’u larguar pas një viti, për ta mbyllur karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç edhe ka në plan.

Ditët në vazhdim do të tregojnë më shumë rreth kalimit të mundshëm të futbollistit portugez në kampionatin anglez, që ai e njeh mirë, pasi është aktivizuar me Mançester Junajtid. Për momentin Ronaldo është i përqendruar te Juventusi dhe fitimi i titullit në Serinë A. Klubi bardhezi e ka marrë atë për të hapur një cikël të ri, ku Ronaldo është shumë i rëndësishëm në shndërrim e Juventusit në një markë globale, por në futbollin e sotëm asgjë nuk mund të përjashtohet, sepse ofertat financiare monstruoze thyejnë çdo parashikim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje