Nuk pritej ndonjë surprizë në ndeshjen mes Tiranës dhe Flamurtarit, ku bardheblutë fituan 2-0 dhe tashmë janë ngjitur në kuotën e 69 pikëve, 7 pikë para Kukësit rival. Në “Selman Stërmasi” kanë vendosur golat e dy talenteve të Tiranës, 19-vjeçarit Ernest Muçi, i cili realizoi me penallti në pjesën e parë, dhe 20-vjeçarit Marsel Ismajlgeci që luan mbrojtje.
Tirana e kishte detyrim fitoren në këtë ndeshje dhe nuk hasi shumë vështirësi për marrjen e 3 pikëve. Nëse Kukësi mundet nesër në Shkodër nga Vllaznia, kryeqytetasit shpallen zyrtarisht kampionë, pasi mbeten edhe dy javë të tjera kampionat dhe diferenca prej 7 pikësh nuk mund të rikuperohet nga skuadra e Shehit. Tiranës i kanë mbetur ndeshjet me Laçin në transfertë dhe Bylisin në shtëpi. Titulli mbetet vetëm çështje kohe për bardheblutë dhe ndoshta Vllaznia mund t’ua bëjë më të lehtë punën, nëse mund Kukësin.
Skënderbeu ka mundur Luftëtarin 0-1 në Gjirokastër, ku vendosi një gol i sulmuesit Blerim Krasniqi afër fundit të ndeshjes. Ishte fitorja e dytë radhazi e korçarëve, që ngjiten në vend të katërt, në kuotën e 54 pikëve. Tri ndeshjet e tjera të javës së 34 të Superiores luhen nesër dhe të gjitha janë mjaft të forta.
Superiore, java 34
Sot
Tirana-Flamurtari 2-0
Luftëtari-Skënderbeu 0-1
Nesër, ora 17:45
Bylis-Laçi
Ora 20:45
Vllaznia-Kukësi
Teuta-Partizani
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje