Lulzim Basha thotë se qeverisja klienteliste e Edi Ramës dhe korrupsioni kanë lënë Shqipërinë në vend të fundit në rajon sa i takon nivelit të pagave në sektorin publik.
Kreu i Partisë Demokratike fajëson për këtë edhe taksimin progresive.
“Sipas studimit më të fundit, me qeverinë e Ramës shqiptarët kanë mbetur të fundit në rajon edhe për pagat në sektorin publik dhe privat. Këto janë pasojat katastrofike të taksës progresive dhe një nga dështimet më të mëdha të kësaj qeverie që punon vetëm për një grusht oligarkësh”, shkruan Basha.
Këtë reagim, Basha e shoqëron me shpërndarjen e një studimi të kryer nga “Monitor”, sipas të cilit Shqipëria ka nivelin më të ulët e pagave në administratën publike në të gjithë rajonin tonë me mesatarisht 536 euro në muaj, ndërsa e parafundit renditet Kosova me 606 euro. Bosnja paguan më mirë administratën publike me mesatarisht 981 euro në muaj.
Basha premton se me të arhdur në pushtet do të rrisë mirëqënien e shqiptarëve, edhe përmes taksës së sheshtë 9 për qind.
“Shqiptarët meritojnë punë dhe mirëqenie dhe ne do ti rrisim të ardhurat e tyre duke jua lehtësuar barrën e detyrimeve dhe taksave. Taksa e sheshtë prej 9% do të jetë më e ulëta në rajon prej të cilës do përfitojnë të gjithë të punësuarit dhe vetëpunësuarit në vendin tonë”, shkruan ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje