Një 30-vjeçar nga Tirana ka përfunduar në pranga, pasi ka shkuar për pushime në Himarë dhe është futur në telashe me policinë.
Mësohet se shtetasi me inicialet D. B., është vënë në pranga, pasi në ambientet e jashtme të një resorti në Jalë ka goditur fizikisht rojën për motive të dobëta, duke i shkaktuar dëmtime fizike. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme.
Gjithashtu, nga kontrolli i automjetit me të cilin 30-vjeçari udhëtonte, policia i ka gjetur një sasi prej 5.2 gramë lëndë narkotike të llojit heroinë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje