Futboll

Uli Hënes ndez polemikat: Futbolli është i mundur edhe pa ultrasit

Uli Hënes, presidenti i nderit të Bajern Mynihut, është nga ata njerëz të sportit që i thonë gjërat hapur, ashtu siç i gjykojnë ata, pa asnjë ndikim. Deklarata e tij e fundit me siguri do të krijojë polemika dhe t’i hapë telashe drejtuesit bavarez, por ai është i vetëdijshëm për këtë gjë.

Këtë herë, duke folur për “Sport1”, Hënes ka prekur edhe çështjen e hapjes së stadiumeve për tifozët. “Është shumë e rëndësishme që tifozët ultras të kuptojnë se janë një element i rëndësishëm, por ata nuk mund të marrin vendime vetë. Jam në favor të një bashkëpunimi, por duhet të jetë shumë e qartë se futbolli është i mundur edhe pa ultrasit“, – ka theksuar Hënes mes të tjerash. Fjalë që nuk do t’u pëlqejnë grupimeve ultras të skuadrave të ndryshme, edhe atyre të Bajern Mynihut.

Një koment të shkurtër Hënes ka dhënë edhe për vendimin e KAS-it për heqjen e dënimit të Mançester Sitit, i drejtuar nga ish-trajneri i bavarezëve, Pep Guardiola: “Kemi mbetur pak të surprizuar nga ai vendim, nu e prisnim, edhe pse është e vështirë të gjykosh në distancë”.
Burimi: Gazzetta delllo Sport/ Përktheu: Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë