Ne rrjet

Fondet e pandemisë, Orban: Holanda po sillet si vend komunist

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, akuzoi sot kryeministrin holandez se po përdor të njëjtat metoda si ish-udhëheqësit komunistë të vendit të tij të dielën, pasi liderët e BE u përplasën publikisht gjatë negociatave të tensionuara për ndarjen e një buxheti prej 1.8 trilionë eurosh për rimëkëmbjen pas pandemisë.

Dita e tretë e samitit të 27 kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE-së, i pari në për pesë muaj nxorri në pah edhe më shumë diferencat e thella midis veriut dhe jugut, lindjes dhe perëndim.

Në një darkë të mbajtur vonë të dielën, presidenti i këshillit europian, Charles Michel, i cili po kryeson samitin, pyeti krerët nëse ishin “të aftë të rikthenin unitetin dhe besimin europian”. Nëse jo, sipas tij, ata do të zbulonin fytyrën e një Europe të dobët, të ndarë nga mosbesimi

Kryeministri hollandez Mark Rutte tha të hënën se liderët e BE po përparonin, por paralajmëroi se diskutimet mund të dështojnë përsëri. “Situata nuk dukej mirë natën e kaluar, por unë mendoj se në përgjithësi ne po përparojmë,” u tha Rutte gazetarëve në Bruksel. Ai dhe liderët e tjerë të BE do t’u rikthehen bisedimeve sërish pasditen e sotme.

Udhëheqësit kanë qenë në debate të mëdha mbi madhësinë e fondit të rimëkëmbjes për vendet e goditura më shumë nga pandemia e koronavirusit dhe buxheti shtatëvjeçar i BE-së, i njohur si korniza shumë-financiare, e cila do të fillojë vitin e ardhshëm.

Rutte ka këmbëngulur se nuk mund të marrë një borxh kombëtar shtesë në mënyrë që BE të bëjë pagesa të parave për shtetet anëtare dhe parlamenti i tij të mos ketë mundësi të marrë asnjë vendim.

Si përgjigje, Orbán, i cili ishte një disident antikomunist në rininë e tij, akuzoi Rutte se po apelonte metodat sovjetike, duke bllokuar fondet e përbashkëta. Holanda po kërkon siguri se borxhet do të shpenzohen siç duhet.

“Ata do të donin të futnin një mekanizëm të ri që nuk ekziston deri më tani,” u tha Orbán gazetarëve, për propozimin holandez. ” Unë jam duke ardhur nga një vend ish-komunist. Kur regjimi komunist vendosi të na sulmonte, ata përdorin terma juridikë të pa sqaruar, ashtu si po vepron atni Holanda, duke thënë ‘mangësi të përgjithshme’. Kur u arrestova nga policia dhe i pyeta se çfarë kisha bërë që është e paligjshme, ata nuk më dhanë asnjë shpjegim”

Si përgjigje, Rutte tha të hënën: “Ne nuk jemi këtu sepse do të jemi vizitorë në ndonjë festë. Ne jemi këtu sepse bëjmë biznes për vendin tonë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë