Xhixho Donaruma luan sot në mbrëmje ndeshjen numër 200 me fanellën e Milanit, në kampionat dhe kupa. Përballë është Sasuolo, kundërshtari ndaj të cilit portieri ka debutuar me kuqezinjtë më 25 tetor 2015, kur ishte 16 vjeç e 8 muaj. Historia është e njohur për të gjithë, pasi pas asaj pasditeje të 5 viteve më parë, Donaruma është në sytë e të gjithëve.
Ai është bërë i madh me Milanin, ka fituar vendin e Bufonit në kombëtaren italiane. Këtë verë duhej të ishte në Europian, kompeticionin që u shty një vit, por Europën Donaruma mund ta gjejë me Milanin, që javët e fundit po ecën shumë mirë. “Bashkë jemi mirë, po argëtohemi dhe kjo harmoni na bën të luajmë kështu”, – ka thënë 21-vjeçari për “Milan Tv”. Pas 199 ndeshjesh, ëndrrat janë po ato të kohës kur ai stërvitej me të rinjtë. “Kupa e Botës është ëndrra e të gjithëve, është e para edhe për mua. Dua të bëhem portieri më i mirë dhe të fitoj të gjithë titujt me Milanin”, – u shpreh Donaruma për “Sky Sport”.

Për momentin, indicjet janë që portieri të rinovojë me klubin kuqezi. Kontrata aktuale me Milanin skadon në qershor të 2021-shit. Ai nuk do të lëvizë nga Milano, ndihet shumë mirë dhe në dhomat e zhveshjes është bërë gati një lider. Klubi ka bërë gati rinovimin, sepse kërkon të evitojë largimin me parametra zero. Pavarësisht heshtjes në dukje, palët kanë lëvizur prej kohësh dhe shumë shpejt drejtuesit e Milanit do t’i bëjnë propozimin e rinovimit agjentit të lojtarit, Mino Raiola.
Milani do t’i ofrojë një kontratë deri në vitin 2023 Donarumës, me një pagë më të lartë se 6 milionë eurot në vit që merr aktualisht. Sigurisht, do të ketë edhe bonuse, por ajo që do të diskutohet më shumë është klauzola na rast të prishjes së kontratës. Rinovimi duket pranë për portierin Donaruma, një nga më të mirët në botë.
Burimi: Gazzetta dello Sport/ Përktheu: Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje