Rend dhe Ligj

I dogjën mjetin në Vlorë, pronari nga Maqedonia: S’kam zënka me askënd

Një automjet është djegur me lëndë të posaçme mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:45 – 5:00, ndërsa mësohet se para se të digjej ajo është lyer me benzinë. Për ngjarjen policia ka marrë kamerat e sigurisë dhe po heton për të gjetur autorin, i cili mendohet se e ka djegur qëllimisht.

Pushuesit, të cilët kishin ardhur me automjetin në fjalë, ndodhen prej katër ditësh në Vlorë. Janë nga Kërçova e Maqedonisë dhe jetojnë në Gjermani. Pronari i mjetit thotë se nuk e di cili është shkaku dhe pse e kanë djegur automjetin.

“Unë jam nga Maqedonia dhe kam ardhur për pushime ka katër ditë. Ka ndodh kjo. Automjetin e kanë djegur. S’kemi dyshime, s’kemi zënka, s’kemi asgjë me askënd. Jetojmë në Gjermani dhe kemi ardhur për pushime. Është shumë keq të ndodhin këto. Policia po heton dhe kamerat e sigurisë e kanë kapur çfarë kanë ndodhur”, thotë pronari i mjetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë