Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Irena Brahimin, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.
Trupa Gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, Lulzim Hamitaj pasi analizoi provat dhe faktet për subjektin e rivlerësimit Irena Brahimi për tri kriteret e vlerësimit, ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional vendosi konfirmimin në detyrë të saj.
Irena Brahimi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si gjyqtare e Gjykatës së Gjirokastrës.
Prej vitit 2004, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrës, nga sot ajo vazhdon detyrën.
Shkarkohet gjyqtari i Tiranës, Niko Rapi
Po ashtu, gjatë ditës së sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimi shpalli vendimin për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Niko Rapi, duke e shkarkuar nga detyra.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Lulzim Hamitaj, Valbona Sanxhaktari vendosi shkarkimin e tij nga detyra, pasi nuk justifikoi pasurinë.
Niko Rapi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe u emërua gjyqtar në Gjykatën e Pogradecit. Ai u transferua në Gjykatën e Tiranës në vitin 2016, ku vazhdon ta ushtrojë funksionin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje