Futboll

Asnjë tolerim, Disiplina përjashton Tërbunin për dhunën ndaj Egnaties

Tërbuni i Pukës, pjesëmarrës në Kategorinë e Parë, Grupi A, është përjashtuar nga aktiviteti nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së. Vendimi drastik është marrë për shkak të dhunës që shpërtheu në stadiumin e Pukës pas ndeshjes Tërbuni-Egnatia, e luajtur të shtunën që kaloi. Lojtarët dhe stafi i skuadrës rrogozhinase u dhunuan nga tifozët dhe drejtuesit e klubit pukjan. Asnjë tolerim nga Disiplina edhe në këtë rast, ashtu siç ndodhi me Shkumbinin disa muaj më parë. Sezonin e ri Tërbuni do luajë në Kategorinë e Dytë.

Disa nga drejtuesit e Tërbunit, të cilët ishin protagonistët negativë të ngjarjes në fjalë, janë përjashtuar përjetësisht nga futbolli. Ndeshja e përmendur më lart ishte shumë e rëndësishme për qëndrimin në Kategorinë e Parë dhe përfundoi në barazim, 1-1. Pukjanët nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe dhunuan kundërshtarin sapo u mbyll ndeshja.

Vendimet i Komisionit të Disiplinës për Tërbunin
FK Tërbuni, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në mënyrë të përsëritur, duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të Neneve 27, 28, 31, 39/1, 55/2, 63, 64/2, dhe 65 të KDS përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2019-2020 dhe zbritet në një kategori më të ulët.
Zyrtari i FK Tërbuni, Dritan Frroku, për sulm dhe dhunë ndaj kundërshtarëve, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 39/1, 47/2/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.
Zyrtari i FK Tërbuni, Alfons Gjergji, për sulm dhe dhunë ndaj kundërshtarëve, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 39/1, 47/2/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.
Zyrtari i FK Tërbuni, Mark Frroku, për sulm dhe dhunë ndaj kundërshtarëve, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 39/1, 47/2/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë