Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti është shprehur se në komunitetin e Tiranës rreth 7% kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit.
Duke iu referuar studimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë të udhëhequr nga dy profesorët Genc Sulçebe dhe Alban Ylli, epidemiologu tregon se antitrupat tregojnë gjithmonë të vërtetën.

Sipas burimeve zyrtare, në qarkun e Tiranës janë identifikuar 1.903 raste me COVID-19, nga të cilët 1.063 janë shëruar, 53 kanë vdekur dhe 787 janë raste aktive. “Por, në qarkun Tiranë jetojnë 842.981 qytetarë (INSTAT 2020), nga të cilët, nëse të dhënat janë të përgjithësueshme, duhet ta kenë kaluar sëmundjen 50.579 – 59.009 persona,” shkruan Alimehmeti në rrjetin social “Facebook”.
Sipas tij , si rregull rastet aktive nuk duhen përfshirë pasi nuk kanë zhvilluar ende antitrupa, pra në të njëjtën periudhë 1106 persona janë identifikuar me COVID-19, ose 1.106/842.981 = 0.13%.

Më tej Alimehmeti shkruaj se hetimi epidemiologjik ka zbuluar vetëm 1 rast ndër 46-53 raste, ose 1.87-2.19% të rasteve, ngjashmërisht me vlerat e Lombardisë në Itali.
Çfarë do të thotë kjo për vdekshmërinë?
Epidemiologu theksom se nga rastet që kanë pasur një përfundim (shërim apo vdekje), në total 1106, fatkeqësisht 53 nuk kanë mbijetuar, e për këtë fakt eksperti shpjegon s vdekshmëria duket se është 53/1106 = 4.8%.
Por Alimehmeti shpjegon se duke qenë se rastet nuk ishin 1106 por 50.579 – 59.009, vdekshmëria shkon në 0.001%.( 53/59.009 = 0,0009% deri në 53/50579 = 0.001%).Në përfundim eksperti përsërit këshillat për kujdesin e kujdesit të higjienës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje