Rend dhe Ligj

Shpërthimi brenda Metalurgjikut, policia: 3 punonjës të një subjekti privat gazi u plagosën

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan.

Policia thotë se shpërthimi ka ndodhur në një subjekt privat “Alba Gaz”, në zonën e ish-metalurgjikut.

Si pasojë e rrjedhjes së gazit janë dëmtuar 3 punëtorë shtetasit Q. M., 61 vjeç, O. B., 69 vjeç, dhe E. B., 42 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendngjarje, të cilët kanë bërë të mundur mbylljen e gazit dhe shmangien e ndonjë shpërthimi të mundshëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë