Futboll

Në Francë zbulojnë prapaskenën, Blank favorit për stolin e Barcelonës

Ish-trajneri i Francës, Laurent Blank, është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Barcelonës sezonin e ri, duke zënë vendin e Kike Setien. Prapaskena zbulohet nga prestigjiozja franceze “L’Equipe”, që në faqe të parë ka pikërisht këtë lajm.

Trajneri francez, sipas “L’Equipe”, i është ofruar klubi katalanas nga agjenti i tij i ri, Horge Mendes. Më parë emri i Blank është lakuar edhe te Valencia, duke ditur raportin e mirë që agjenti portugez ka me pronarin e kësaj skuadre, Peter Lim. Një detaj interesant për Blank është se ai ka aprovimin e sekretarit teknik të Barcelonës, Erik Abidal. Francezi është gati të firmosë edhe për një sezon të vetëm, në mënyrë që të mos kushtëzojë projektin e pasardhësit të Josip Bartomeut në presidencën e Barcelonës.

Faqja e parë e numrit të sotëm të L’Equipe. Gazeta Si, 22 korrik 2020

Ndër emrat më të kuotuar për të pasur Setien në stolin katalanas është edhe ai i Ksavi Hernandez, ish-mesfushorit që ka fituar gjithçka me fanellën blaugrana. Edhe vetë Ksavi dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës, ku ka kaluar gjithë karrierën e tij. Aktualisht ai drejton ekipin e Al Sad në Katar dhe mbetet për t’u parë, nëse ai do të ribashkohet këtë verë me Barcelonën, apo në një moment tjetër. Dalja në skenë e Blank, madje si një kandidat shumë serioz për stolin katalanas, mund të shtyjë për pak rikthimin e Ksavit.
Burimi: L’Equipe/ Përktheu: Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë