Rend dhe Ligj

Plagosi me thikë 59-vjeçarin në Berat, në pranga autori

Një 59-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri me thikë në Berat.

Ngjarja ndodhi në afërsi të ish-Markatës. Policia thotë se në pranga është vënë shtetasi me inicialet F. Ç, 59 vjeç, banues në Berat.

Siç njofton policia, arrestimi i tij u bë pas një konflikti të ndodhur për motive të dobëta, në afërsi të ish-Markatës, Berat, goditi me mjet prerëse (thikë), shtetasin G.P, 59 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat.

59-vjeçari ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë