Një aksident me vdekje është shënuar këtë të mërkurë në Urën Vajgurore.
Një automjet ka aksidentuar shtetasin me inicialet A.A., 61 vjeç.
Policia thotë se është arrestuar në flagrancë shtetasi me inicialet A. S, 56 vjeç, banues në Ura Vajgurore, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz” aksidentoi 61-vjeçarin, banues në Ura Vajgurore, i cili ndërroi jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje