Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ku nga përplasja e dy mjeteve janë plagosur tre vajza të reja dhe një 42-vjeçare.
Policia thotë se në aksident janë përfshirë mjeti me drejtues P. P., me mjetin me drejtues J. P., dhe për pasojë janë dëmtuar 3 pasagjere, konkretisht shtetaset D. M.,21 vjeçe, E. B., 33 vjeçe, L.M.,21 vjeçe si dhe 42-vjeçarja me inicialet L. D.
Sipas policisë, të plagosurat janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje