Rend dhe Ligj

OFL shënjestron 4 të dënuar, mes tyre një grua

Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar sot deklarimin e pasurisë 4 personave të dënuar për kultivim të bimëve narkotike, mes tyre edhe një grua.

OFL thotë se u ka dërguar kërkesë me shkrim këtyre shtetasve:

Erdi Oshafi, banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim;

Gentjan Elmazi, banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Gjylystane, banuese në Përmet, e dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Selfo Skënduli, banues në Lazarat, Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

OFL thotë se këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë