Si Delegacioni i BE-së në Tiranë, OSBE më pas Ambasadori i Mbretësisë së Bashkuar në Tiranë kanë dalë me një qëndrim sot për marrëveshjen e 5 Qershorit të kaluar në Kuvend.
Kjo është dicka e pritshme sa kohë që ajo marrëveshje është bërë nën ”bekimin” e ndërkombëtarëve.
Ajo që bie në sy në deklaratën e postuar vecas por me përmbajtje thuajse të njëjtë është fakti se ndërkombëtarët tanimë i bëjnë thirrje thirrje të gjitha palëve të vijojnë dialogun për diskutimet shtese të reformës në Këshillin Politik.
“Mirëpresim miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, sot, në Kuvendin e Shqipërisë, në përputhje me marrëveshjen që palët arritën më 5 qershor dhe mbështetur në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.
Si me çdo reformë tjetër, zbatimi është kyç.
Ne mbetemi të gatshëm t’i ndihmojmë autoritetet shqiptare në këtë rrugë, si edhe për zhvillimin e hapave të tjerë të reformës.
U bëjmë thirrje të gjitha palëve të vijojnë dialogun për reforma të mëtejshme”, thuhet në deklaratën e OSBE përmes Tëitter-it.
Pak a shumë të njëjtën kërkesë për dialog ka përcjellë edhe ambasadori Duncan Norman dhe delegacioni i BE-së në Tiranë.
“Ndërkohë që njohim rolin e Parlamentit në paraqitjen e ndryshimeve shtesë në lidhje me sistemin zgjedhor, ne nxisim të gjitha palët të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik me të njëjtën frymë gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese… …të treguar gjatë miratimit të marrëveshjes politike të 5 qershorit. Procesi që çon në ndryshimet shtesë nuk duhet të dëmtojë frymën dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit…”, thunet në deklaratën e delegacionit të BE-së në Tiranë.
Një tjetër detaj jo pak i rëndësishëm është ai i Komisionit Europian. Pse? Edhe Komisioni Europian përcjell të njëjtën frymë, por është më konkret në pritshmëritë që ajo ka për dialogun në të ardhmen.
“Duke njohur rolin e parlamentit në paraqitjen e ndryshimeve shtesë sa I përket sistemit zgjedhor, ne nxisim të gjitha partitë politike të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik, me të njëjtin shpirt bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, të demostruar gjatë miratimit të Marrëveshjes politike të 5 Qershorit.
Procesi i ndryshimeve shtesë, nuk duhet të nxjerrë nga shinat shpirtin dhe rezultatet e 5 Qershorit”, thuhet në deklaratën e Komisionit Europian.
Edhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka përcjellë të njëjtin mesazh.
“Unë mirëpres miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen e 5 qershorit. Kjo përmbush një kusht kryesor të Këshillit Europian.
Për çdo ndryshim shtesë, unë u bëj thirrje të gjitha palëve të vazhdojnë diskutimet, në mënyrë që fryma dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit të mos dalin nga shinat”, është qëndrimi i Komisionerit për Zgjerim, i ripostuar edhe nga delegacioni i BE-së në Tiranë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje