Sport

Zyrtare/ Majk Tajson kthehet në ring, 8 raunde kundër Roi Xhons Jr

Në moshën 54-vjeçare, ish-boksieri i madh amerikan, Majk Tajson, do të kthehet në ring. Nuk është fjala për aktin e tretë të sfidës me Evander Holifilldin, ish-kampioni i peshave të rënda do të sfidojë Roi Xhons Xhunior, 51 vjeç dhe ish-kampion në katër kategori të ndryshme.

Do të jetë në fakt një ndeshje ekzibicioni me 8 raunde. Ndeshja është parashikuar të zhvillohet më 12 shtator, me shumë mundësi në Kaliforni. Tajson i mungon ringut që prej vitit 2005, kur u mund nga Kevin MekBrajd. “Bisha” kthehet kështu në ring pas disa muajsh stërvitje.

Kundërshtari i Tajsonit është një tjetër legjendë e boksit botëror, Roi Xhons Xhunior. 51-vjeçari, reper dhe aktor, ka bërë ndeshje deri në vitin 2018 dhe e ka mbyllur karrierën me një rekord prej 66 fitoresh dhe 9 humbjesh. Edhe pse niveli i kundërshtarëve të tij është ulur gradualisht me kalimin e viteve, ai ka fituar 12 nga 13 ndeshjet e fundit. Xhons është konsideruar një nga boksierët më të mirë të gjeneratës së tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë