Rend dhe Ligj

Kultivonin kanabis në Poliçan, në kërkim autori, procedohet penalisht kryeplaku

Policia ka goditur një tjetër rast të kultivimit të kanabisit në Poliçan, duke proceduar penalisht kryeplakun e një fshati.

Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të kultivimit të lëndës narkotike.

Bimët narkotike janë konstatuar në territorin e fshatit Zhitom i Madh, në pronë publike, bimë narkotike cannabis sativa.

Policia ka proceduar penalisht shtetasin Q.Q, 63 vjeç, banues në fshatin Zhitom i Madh me detyrë Kryeplak, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”. Ndërsa në kërkim është shpallur në kërkim shtetasi N. T 32 vjeç, banues në fshatin Zhitom i Madh, si autori i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimës narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë