Politike

Hapja e listave, Meta: Njëanëshmëria e papranueshme

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar këtë të premte një mëngjes pune me ambasadorin e Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca dhe kryediplomatë të vendeve të tjera anëtare të unionit.

Mësohet se kryetema e diskutimeve, që kanë zgjatur pak më shumë se 60 minuta kanë qenë ndryshimet kushtetuese të propozuara nga pakica parlamentare dhe të mbështetura nga Partia Socialiste, që hapin listat e kandidatëve për deputetë.

Presidenti deklaroi përmes rrjeteve sociale se kishte njohur ambasadorët me qëndrimin e tij se për të çdo ndryshim i njaënshëm i Kushtetutës do të konsiderohej i papranueshëm dhe me synim asgjësimin e shtetit të së drejtës.

“I sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit. Theksova rëndësinë e vazhdimit të punës së Këshillit Politik vetëm në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes. I njoha me pozicionin tim të qartë se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjesojë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë