E premtja e politikës mund të konsiderohet si dita e Ilir Metës.
Presidenti i Republikës zhvilloi që me mëngjes një takim me ambasadorët e BE-së në Tiranë.
Takimi mbi 60 minuta u zbardh nga Presidenti i cili ka saktësuar qëndrimin e tij në raport me ndryshimet kushtetuese. Meta u tha ambasadorëve se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm nga ana e tij
“I sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.
Theksova rëndësinë e vazhdimit të punës së Këshillit Politik vetëm në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.
I njoha me pozicionin tim të qartë se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjesojë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë…”, komentoi Meta në Facebook.

Menjëherë pas ambasadorëve, Meta është takuar me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.
Edhe për këtë takim, Meta përcolli një koment në Facebook duke e shoqëruar me një foto krejt buzëqeshjeje mes të dyve.
Meta i kërkoi Bashës “të mos bie pre e asnjë provokimi”
“Sapo përfundova një takim me kërkesën time me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe liderin e Opozitës së Bashkuar z.Lulzim Basha.
E sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.
E falenderova për kontributin konstruktiv në arritjen e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe i kërkova të vazhdojnë punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit duke mos rënë pre e asnjë provokimi.
Inkurajova vijimin e bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë partnerët e investuar për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe që kanë mbështetur Këshillin Politik në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes”, komentoi Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje