Rend dhe Ligj

Mashtroi shumë qytetarë, arrestohet oficeri i kredive në Lushnjë

Policia e Lushnjës ka arrestuar një 31-vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje dhe falsifikim dokumentesh.

Në pranga ka rënë shtetasi E. B., punonjës i një fondacioni financiar jobankar, i cili duke qenë oficer kredie në një fondacion financiar jobankar, me anë të falsifikimit të dokumentacionit, ka mashtruar shumë persona duke i pajisur me kredi në emrin e tyre dhe vlerën e këtyre kredive e ka përfituar vetë. 

Mbi 31-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë