Ata që sot orientojnë zhvillimet politike në vend, po kanë fort qejf të flasin me simbolika kohët e fundit.
Presidenti Ilir Meta mori pjesë në një ceremoni maratone, për të thënë se atij në thelb i pëlqejnë shumë maratonat.
Metës i pëlqen ta theksojë këtë fakt në një kohë kur marrëdhëniet e tij me Edi Ramën janë fort të tendosura nga përpjekjet hollë holle të këtij të fundit për të ulur ndjeshëm rolin e LSI-së në zgjedhje përmes heqjes së koalicioneve parazgjedhore.
Në anën tjetër, kryeministri Edi Rama i magjepsur nga puna e artistit bashkëkohor Carsten Holler e një prej koleksioneve të tij për kërpudhat, nuk resht se publikuari kërpudhën e rikthyer në parkun e kryeministrisë, e dëmtuar një vit më parë gjatë protestave të opozitës para kryeministrisë.
Përmes një komenti të shkurtër për kërpudhën, Rama lë të kuptohet qartë se qëndrimet e fundit nga kampi tjetër janë veçse ngacmime për të, që vetëm e rrisin.
“…Ata që dhe me historinë e KËRPUDHËS, duke iu këshilluar miqësisht atyre që s’e pëlqejnë, të mos e ngacmojnë se rritet më shumë, ju uroj një fundjavë të bukur?”, shkruan Rama në Facebook duke kaluar nga fotot e publikuara pak kohë më parë tek një video posaçërisht për kërpudhën…
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk është “frymëzuar” ende me ndonjë qëndrim simbolik në Facebook. Ndofta edhe nga situata politike jo fort e favorshme për të…
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje