Katër parti shqiptare në Malin e Zi kanë rënë dakord që në zgjedhjet e radhës parlamentare, që do të mbahen më 30 gusht, të dalin me një listë të përbashkët kandidatësh.
Partitë Forca e Re Demokratike, e kryesuar nga Nazif Cungu, Lidhja Demokratike Shqiptare e kryesuar nga Nikollë Camaj, Unioni i Tuzit i kryesuar nga Fadil Kajoshaj dhe Lëvizja Qytetare Perspektiva, e kryesuar nga Amir Hollaj kanë rënë parimisht dakord, ndërkohë që në pritje të përgjigjes për t’iu bashkuar kësaj nisme kanë mbetur partitë Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik Shqiptar dhe Lidhja Demokratike Shqiptare.
Aktualisht, shqiptarët përfaqësohen vetëm me dy deputetë në Malin e Zi, ndërkohë që bashkimi dhe dalja me një listë të përbashkët kaandidatësh mund t’u sigurojë atyre një numër të paktën dy herë më të lartë përfaqësuesish.
Në të shkuarën e afërt, bashkimi i subjekteve politike shqiptare u dha drejtimin e Komunës së Tuzit, një prej komunave më të rëndësishme të Malit të Zi.
Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar në Mal të Zi u bënë bashkë për të fituar Tuzin, komuna e dytë pas Ulqinit me shumicë shqiptare në Malin e Zi. Nga ky proces u zgjodh kryetar Nik Gjeloshaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje