Futboll

Tërhiqet portieri 47-vjeçar i rekordeve: U ndava nga gruaja e dytë

Portieri legjendar i Egjiptit, Esam El Hadari, tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 47-vjeçare. Ai e ka bërë të ditur vendimin ditën e enjte në mbrëmje, gjatë një emisioni televiziv. E ka marrë këtë vendim, pasi nuk u grumbullua nga Egjipti për Kupën e Afrikës 2019.

“Futbolli është gruaja ime e dytë dhe sapo jam divorcuar me të. Nuk do të kthehem të luaj sërish, i gjithë sistemi tani është në krizë me presidentët e klubeve që sulmojnë vazhdimisht. Zoti i ndihmoftë lojtarët! Nuk ka asgjë për të shtuar në historinë time futbollistike. Nuk ka portier në Egjipt më të mirë se unë. Jam ulur në stol në 1998-ën vetëm për kolegun Nader El-Sajed”, – ka thënë El Hadari.

Esam El Hadari, portieri 47-vjeçar egjiptian. Gazeta “Si”, 26 korrik 2020

Ai numëron 150 ndeshje ndërkombëtare me Egjiptin që nga debutimi i tij në vitin 1996. Ka fituar Kupën e Afrikës 4 herë (3 herë radhazi) dhe është zgjedhur portieri më i mirë i turneut në 3 raste. Në Botërorin e Rusisë në 2018-ën ishte 45 vjeç e 161 ditë, duke u bërë kështu lojtari më i vjetër i historisë që luan në një Kupë Bote.

I mbiquajtur “High Dam” (Diga), El Hadari e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës tek Al Ahli në Egjipt, ku ka fituar 8 tituj kampionë, 3 Kupa, 4 Superkupa, 3 Champions afrikane, 3 Superkupa CAF dhe disa trofe të tjerë. El Hadari ka luajtur edhe për Sionin në Zvicër gjatë sezonit 2008-2009, në Sudan me Al Merreikh, në Arabinë Saudite me Al Tauoun dhe përsëri në Egjipt me Ismaili SC, Uadi Degla SC, Zamalek SC, Itihad Alexandria dhe Nogom FC.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë