Shtyhet në KPA seanca ndaj ish-drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela.
Komisionieri Publik kërkoi shkarkimin e Prelës, pavarësisht se kaloi me sukses provën e parë të vettingut.
Seanca e parashikuar për ditën e sotme u shty me kërkesë të prokurores Prela, e cila paraqiti një raport dyjavor, ndërsa shprehej se e kishte të pamundur të paraqitej në këtë seancë për arsye shëndetësore.
Pas kërkesës së prokurores Prela, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës më 5 shtator ora 15:00.
Donika Prela u konfirmua në detyrë më 5 shkurt të vitit 2019 nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici. Megjithatë, vendimi i KPK-së u ankimua nga Komisioneri Publik, i cili kritikoi justifikimin që trupa gjyqësore u bëri të ardhurave të pataksuara të bashkëshortit të Prelës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje