Rend dhe Ligj

Lushnjë, 56-vjeçari përdhunon të sëmurën mendore dhe e lë shtatzënë

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 56-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 33-vjeçare, e sëmurë mendore.

Në pranga është vënë 56-vjeçari me inicialet E. B.

Policia thotë po ashtu se nga egzaminimet ka rezultuar se 33-vjeçarja është 8 muajshe shtatzënë.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pa zotë për t’u mbrojtur”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë