Rend dhe Ligj

SPAK firmos disa urdhër-arreste për dosjen “339”, mes tyre dhe zyrtarë lokalë

SPAK (Struktura e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit) ka firmosur disa urdhërarreste në lidhje me dosjen e bujshme të përgjimeve “339”. Mësohet se gjatë natës janë kryer aksione në Tiranë dhe Durrës.

Në mesin e urdhërarresteve janë edhe disa zyrtarë lokalë, ndërsa pjesa tjetër janë njerëz të thjeshtë, të cilët janë të implikuar në një nga çështjet e sipërpërmendura.

Jo të gjithë urdhrat janë arrest me burg. Në mesin e tyre ka vendime me arrest shtëpie, por edhe detyrim paraqitje.

Për këtë dosje ka pasur edhe më herët të arrestuar.

Dosja “339” ka 24 të pandehur, mes të cilëve Avdylajt e Shijakut dhe të akuzuarit për laboratorin e drogës në Brenog të Hasit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë