Policia e Korçës ka finalizuar sot operacionin “Kulla e Hirit” gjatë të cilit është arrestuar një person me rrezikshmëri të lartë, i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 10 vite burg për tentativën e vrasjes së katër personave.
Në pranga është vënë shtetasi Muhamet Bedulla, 26 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për “Vjedhje”).
Siç njofton policia, ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë me vendimin e datës 06.02.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në 23.06.2015, ku në lagjen nr. 8, 26-vjeçari në bashkëpunim me persona të tjerë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me sende të forta 4 shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje