Pak para mbledhjes së Këshillit Politik, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, zhvilloi në zyrën e tij një takim me Ambasadoren e SHBA-së, në Tiranë, Yuri Kim, ate të BE-së Luigi Soreca dhe ambasadori i Mbretërise së Bashkuar, Duncan Norman, si edhe anëtarët e Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili
Takimi u fokusua tek reforma zgjedhore, dhe konkretisht tek listat e hapura dhe koalicionet temë për të cilën pritet të mblidhet edhe Këshilli Politik
Në fund të takimit dy orësh, PD-ja ka shpërndarë qëndrimin e opozitës së bashkuar ku vihet re se nuk lëvizin nga qëndrimet e tyre.
Opozita e Bashkuar, me kërkesë të saj, zhvilloi sot një takim me Ambasadorët e SHBA dhe BE për t’i informuar mbi qëndrimin e saj lidhur me Reformën Zgjedhore dhe veprimet e njëanshme që ka ndërmarrë Kryeministri Rama për prishjen e konsensusit të arritur me Marrëveshjen e 5 Qershorit, për të cilën të dy Ambasadorët kanë qenë garant.
“Duke i falenderuar Ambasadorët për rolin e tyre gjatë punës 6 mujore, të përbashkët të palëve në Këshillin Politik, Opozita e Bashkuar bëri të qartë se ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës ndryshon elementët bazë të sistemit zgjedhor, bie ndesh me Marrëveshjen e 14 Janarit, minon Marrëveshjen e 5 Qershorit, është në kundërshtim me Rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias, si dhe zhbën ligjin e miratuar më 23 Korrik nga Kuvendi në përputhje me marrëveshjen e 5 Qershorit.
Opozita e Bashkuar theksoi se logjika e “faktit të kryer” që përdor Kryeministri Rama është një përpjekje e vazhdueshme për të minuar dialogun politik mes palëve dhe cënon besimin tek partnerët ndërkombëtarë, të cilët, në mënyrë të përsëritur, po bëjnë thirrje për dialog, duke theksuar se gjithëpërfshirja është standard botërisht i pranuar për realizimin e Refomës Zgjedhore.
Opozita e Bashkuar garantoi se nuk do të bjerë pre e këtij provokimi, duke vazhduar të jetë e angazhuar për dialog dhe për të ruajtur arritjen e konsensusit dhe Marrëveshjes së 5 Qershorit, që është kyç për stabilitetin, demokracinë dhe për procesin e integrimit europian të Shqipërisë në BE”
.
Ndërsa Presidenti Ilir Meta është zgjuar me një thënie të Abraham Lincoln.
“Mos ndërhyni në asgjë në Kushtetutë. Ajo duhet të ruhet, sepse është e vetmja mbrojtje e lirive tona.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje