Rend dhe Ligj

Gëzhoja arme zjarri dhe xhami i derës i thyer, pronari i një dyqani ngre në këmbë policinë

Pronari i një dyqani me elektro-shtëpiake pranë një qendre tregtare në kryeqytet ka alarmuar policinë këtë mëngjes. 

Shtetasi S.A ka gjetur xhamin e dyqanit të thyer dhe disa gëzhoja arme zjarri pranë tij dhe ka njoftuar menjëherë blutë e Tiranës.

“Rreth orës 08:25, është njoftuar salla operative nga shtetasi S.A., pronari i një dyqani elektro-shtëpiake ku pretendon se tek dera e dyqanit, ka gjetur disa gëzhoja armë zjarri dhe xhamin e derës të thyer”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autoreve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë