Politike

Pas tre deputetëve me Covid-19, dezinfektim Kuvendit. Nuk anulohet 30 korriku

Tre deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Ralf Gjoni dhe Enver Rroshi nga opozita parlamentare dhe deputeti socialist, Eljo Hysko janë konfirmuar pozitivë më koronavirus.

Mësohet se gjëndja shëndetësore e deputetëve është e mirë dhe ata janë izoluar në shtëpi.

Ndërkohë, shërbimet e Kuvendit kanë dhe zjarrfikëset kanë nisur dezinfektimin e të gjithë sallës së seancave plenare, për t’u siguruar që dy mbledhjet e fundit të Kuvendit, të përcaktuara më datë 29 dhe 30 korrik të zhvillohen.

Deri më tani vendimi është që seancat të mbahen, por me masa më të forta distancimi fizik mes deputetëve, detyrimin e maskave dhe shkurtim të fjalës së deputetëve, për të reduktuar qëndrimin në sallë.

Kuvendi ka në kalendarin e punimeve më 30 korrik diskutimet mbi ndryshimin e Kushtetutë dhe hapjen e listave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë