Pa Kielinin e dëmtuar, De Ligt u rrit para kohe te Juventusi. Holandezi ndeshje pas ndeshjeje u kthye në një pikë kyçe në formacionin e Sarrit dhe një titullar i pazëvendësueshëm në mbrojtje. Sezonin i tij është vlerësuar me notën 7.5 nga “Gazetta dello Sport”, që shkruan se ai e mësoi me shpejtësi artin e mbrojtësit italian dhe gjatë këtij viti ka qenë spektakolar.
Por dikush nuk mendon kështu. Marko Van Basten, bashkombasi i De Ligt dhe ish-lojtar i shquar i Holandës dhe Milanit, nuk sheh rritje te lojtari i Juventusit. Për “Ziggo Sport”, ish-trajneri i Holandës ka thënë:
“Nuk mendoj se de Ligt ka bërë më mirë se sezonin e kaluar tek Ajaksi. Ndoshta ishte pa fat që nuk kishte Kielinin, një lojtar i vërtetë skuadre. Bonuçi bën gjërat e veta, nuk organizon mbrojtjen dhe nuk e udhëzon se çfarë duhet të bëjë Mathijs. Kielini bën gjëra edhe për të tjerët. Besoj se De Ligt do të kishte mësuar më shumë te Real Madridi, Barcelona, apo Mançester Siti. Duhej të kishte luajtur në një kampionat më interesant, sepse Serie A është e një niveli më të dobët në raport me vendet që përmenda më lart”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje