Rend dhe Ligj

U premtonin kalim drejt vendeve të BE, 3 të arrestuar, kapen 9 klandestinë

Policia e Korçës ka kapur 9 emigrantë të paligjshëm, ndërsa janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, njëri prej të cilëve drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Në pranga janë vënë shtetasit me inicialet D. S., 22 vjeç dhe M. K., 26 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi në aksin rrugor Pogradec-Përrenjas, në afërsi të fshatit Zemçë, këta të rinj u kapën duke transportuar me mjetet tip “Benz” dhe “Volkswagen” në drejtim të Tiranës, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt përfitimit prej 1000 euro secilit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Shtetasi D. S., drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Po ashtu, është arrestuar shtetasi me inicialet E. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Ersekë-Leskovik, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin tip “Kia” në drejtim të Tiranës, 4 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt përfitimit prej 100 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë